AKTUALITET, 12 Shkurt 2025, 20:15

Përzgjedhja e kandidatëve/ Këshilli Kombëtari i PD miraton rregulloren e Primareve, Paloka: Synimi ynë fitorja në zgjedhjet e 11 majit!

Përzgjedhja e kandidatëve/ Këshilli Kombëtari i PD miraton

Këshilli Kombëtar  i Partisë Demokratike miratoi sot rregulloren e Primareve.

Në një prononcim për mediat, kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka sqaroi  edhe debatet gjatë mbledhjes.

Paloka: Data 1 mars është përcaktuar me vendim të kryesisë. Pati diskutime për mbi dy orë. Me 10 vota kundër rregullorja u miratua.

Kishte mendime që mund edhe të mos zhvilloheshin për shkak të kohës, të krijoheshin dhe konflikte dhe pakënaqësi, që janë diskutuar disa herë. Këto propozime u sqaruan. Doktor Berisha ka qenë i prerë që primaret të zhvilloheshin.