AKTUALITET, 17 Qershor 2026, 10:46

"Përvojë e vështirë dhe e dhimbshme"/ Rezultatet e Vettingut, kreu i KPA: Procesi që mbylli tranzicionin e drejtësisë në vend

"Përvojë e vështirë dhe e dhimbshme"/ Rezultatet e

Në Tiranë u mbajt  sot në 17 qershor një konferencë për rezultatet në procesin e vettingut në drejtësi në vend.

Kreu i KPA-së Sokol Çomo deklaroi se vettingu ishte një proces i vështirë, por i domosdoshëm për Shqipërinë.

Çomo u shpreh se procesi mbyll tranzicionin e drejtësisë në vend.

“Ishte një përvojë e vështirë, dhe e dhimbshme. Ishte etapë që nuk ishte e lehtë për vendin tonë. Por kjo etapë ishte e nevojshme. Ne krijuam kushtet që sistemi i drejtësisë të funksionojë mbi themele më të forta.

Sot po shënohet mbyllja e kapitullit të tranzicionit. Shqipëria po futet në shinat e duhura të demokracisë funksionale. Sfida jonë e përbashkët është që përjashtimi të mbetet përjashtim e normaliteti të jetë garancia se do ketë drejtësi për qytetarët.

Dua të falënderoj të gjithë ata që dhanë kontribut në procesin e vettingut. Një mirënjohje e veçantë i takon partnerëve tanë ndërkombëtarë, sepse ka qenë një partneritet i ndërtuar mbi vlera të përbashkëta.

Një falënderim i shkon edhe ONM-së. Qëllimi ka qenë i përbashkët: forcimi i drejtësisë shqiptare”, tha Çomo.