AKTUALITET, 21 Nëntor 2024, 14:42

“Përse më sheh shtrembër?”, si nisi konflikti me thikë në “Qytetin Studenti”

“Përse më sheh shtrembër?”, si nisi konflikti me

“Përse me bllokove rrugën, përse më sheh shtrembër”.

Kjo ishte zanafilla e konfliktit me thikë në “Qytetin Studenti”, ngjarje e ndodhur për motive banale mesditën e së enjtes në kryeqytet.

Ka qenë diskutimi mes autorit, 19-vjeçarit Ajdin Ajvazi dhe të plagosurit, 20-vjeçarit Aron Demiraj. Fillimisht, ata kanë debatuar me tone të ashpra, më pas janë përleshur dhe autori e ka plagosur me thikë 20-vjeçarin.

Më pas, është larguar me nxitim nga vendi i ngjarjes dhe rreth 30 minuta më pas është arrestuar