TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, deklaroi gjatë protestës së opozitës se policia ka ushtruar dhunë fizike dhe ka përdorur spraj djegës ndaj protestuesve dhe përfaqësuesve të opozitës.
Ai u shpreh se ndërhyrja ishte e pajustifikuar dhe e drejtuar jo vetëm ndaj deputetëve, por edhe ndaj gazetarëve të pranishëm në terren. Boçi pretendoi se veprimet e policisë ishin të organizuara dhe të qëllimshme, ndërsa akuzoi drejtuesit e saj për sjellje agresive.
"Këta sulmuan deputetët pa motivacion sepse përdoren për 500 mijë lekë. Edhe gazetetarët kanë sulmuar dhe kjo është poshtërsi. Shpesh i mbrojmë këto dhe flasim për rrogat e tyre dhe rolin e tyre dhe ja ku janë kundër qytetarëve dhe deputetëve të PD".
Sipas tij, protesta përfaqësonte kërkesë për dinjitet dhe mbështetje për qytetarët, ndërsa shtoi se opozita po vepron në interes të tyre dhe të familjeve të tyre.
Pas përfundimit të fjalimit, Boçi është ndjerë keq pas përdorimit të gazit lotsjellës në zonë dhe është transportuar për ndihmë mjekësore në spital.