TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dy anëtarë të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar kanë dhënë dorëheqjen. Bëhet fjalë për nënkryetarin e këtij këshilli Gëzim Podgorica dhe anëtarin Genc Përmeti.
Lajmi u konfirmua për shqiptarja.com nga vetë Podgorica.
“Po e kam dhënë dorëheqjen une dhe Genc Permeti” konfirmoi Podgorica në një komunikim në whats app.
Keshtu, nënkryetari i Këshillit Drejtues të RTSH-së Gëzim Podgorica dhe anëtari Genc Përmeti kanë dhënë dorëheqjen.
Vendimi i tyre vjen pak ditë pasi u pyetën në Komisionin e Medias lidhur me vendimmarrjen në Këshill për garën për drejtues të RTSH-së. Në atë mbledhje kryetari i Këshillit Drejtues, Leka Bungo foli për paligjshmëri të Këshillit në procesin ku u skualifikuan nga gara emra të njohur si Eni Vasili dhe e vijuan konkurrimin zv.drejtoresha në detyrë Aurora Polo dhe Jetmir Shpuza.
“Paligjshmëria në procesin zgjedhor për drejtorin e ri të RTSH është koshiente. Të gjithë anëtarët e Këshillit drejtues e dinë, ua kam thënë se zgjedhja e Aurora Polos nuk plotëson kriterin kryesor për zgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm RTSH. Aurora Polo as nuk duhej të zgjidhej zv/drejtoreshë e përgjithshme.
Nuk ka as diplomën e profilit të caktuar. Aurora Polo ka mbarur për inxhinieri, nuk ka punuar në media dhe ka konflikt interesi”, tha Bungo.
Këshilli Drejtues e ka shtyrë garën për drejtuesin e RTSH-së dhe pas dakordësisë PD-PS në Komisionin e Medias, ku dy forcat politike ishin bashkë kundër strukturës së televizionit publik.