AKTUALITET, 17 Prill 2026, 21:05

Protesta e opozitës/ Përplasje me policinë, uniformat blu shpërndajnë me ujë dhe gaz lotsjellës protestuesit

Protesta e opozitës/ Përplasje me policinë, uniformat blu

Tensionet janë përshkallëzuar mbrëmjen e sotme përpara Kryeministrisë, ku janë shënuar përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Policia e Shtetit ndërhyri duke përdorur ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, pas incidenteve ku u hodhën fishekzjarrë dhe mjete të tjera në drejtim të godinës së qeverisë.

Situata në zonë u shoqërua me momente tensioni dhe kaosi, ndërsa protestuesit u shpërndanë në disa drejtime.

Në terren u raportua gjithashtu përdorim i shkopa-gomës dhe sprajit me piper nga forcat e rendit gjatë ndërhyrjes për të vënë situatën nën kontroll, menjëherë pas hedhjes së flakadanëve.

Kjo është hera e parë që policia sulmon protestuesit menjehere sapo ata hodhen molotov.