AKTUALITET, 15 Prill 2026, 10:48

Përplasja/ Gjyqi në GJKKO, avokati: Mungesa e Veliajt, pengesë për zhvillimin e seancës! SPAK: Burgjet s’kanë marrë masa për njoftimin e tij

Përplasja/ Gjyqi në GJKKO, avokati: Mungesa e Veliajt, pengesë

Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca ka deklaruar në gjyqin që po mbahet në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO) se mungesa e kryebashkiakut të Tiranës është një pengesë për zhvillimin e gjykimit, pasi ai nuk ka shprehur vullnet nëse do të jetë apo jo i pranishëm.

“Vlerësoj se mungesa e Veliajt është pengesë për zhvillimin e gjykimit, pasi ai nuk ka shprehur vullnet për seancën”, tha avokati.

Po ashtu, Ndreca ka ngritur pretendime edhe për fashikujt e dosjes hetimore, duke theksuar se urdhri ka qenë që tu vihen në dispozicion të gjitha.

Ndërkohë, SPAK, sa i përket mungesës së Veliajt, thotë se ai nuk ka marrë dijeni nga Drejtoria e Burgjeve për datën dhe orën e seancës.

“Siç rezulton nga rrethanat Erion Veliaj nuk ka marrë dijeni për datën dhe orën e seancës. Drejtoria e Burgjeve nuk ka marrë masat për njoftimin e Veliajt. Dhe duhen shkaqet. Përse burgjet s’e kanë njoftuar”, thotë SPAK.

DOSJA VELIAJ

Sipas SPAK, Veliaj akuzohet për korrupsion në 9 raste, pastrim parash, fshehje pasurie, shpërdorim detyre dhe futje e sendeve të paligjshme në burg. Edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa akuzohet për korrupsion në 9 raste për pastrim parash, mosdeklarim pasurie në dy raste dhe fshehje të të ardhurave.

Sipas hetimeve, Veliaj dhe Xoxa kanë përfituar në mënyrë të parregullt para dhe pasuri të paluajtshme në 9 raste të ndryshme nga kompani ndërtimi dhe OJF, të cilat në këmbim kanë marrë leje ndërtimi dhe fonde publike nga Bashkia.

Në këtë skemë, sipas SPAK, janë përfshirë edhe një sërë personash të tjerë.