AKTUALITET, 3 Maj 2024, 19:15

Përplasja e shumëfishtë në Durrës/ E mori para makina, humb jetën drejtuesi i biçikletës, arratiset shoferi

Përplasja e shumëfishtë në Durrës/ E mori para makina,

Ka ndërruar jetë biçiklisti që u përplas pak më parë nga një automjet që ecte me shpejtësi në Durrës. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:30, në lagjen 14/1 Durrës.

“Rreth orës 17:30, në lagjen 14/1 Durrës, një automjet me drejtues shtetasin është përfshirë në një aksident me një motomjet me drejtues shtetasin Sh. S, dhe një biçiklist shtetasin.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi  rreth 50 vjeç. Drejtuesi i automjetit shtetasi L. Z, është larguar nga vëndi i ngjarjes dhe vijon puna për kapjen e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë  po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut  të aksidentit.”, sqaron policia.