AKTUALITET, 13 Shkurt 2023, 17:12

Përplasja e deputetëve të opozitës me gardën e Kuvendit, Boçi: Më tregoni vendimin e përjashtimit, as gjuhën shqipe nuk dini të shkruani

Përplasja e deputetëve të opozitës me gardën e

Deputetët e opozitës janë përplasur me gardën në hyrje të Kuvendit, pasi disa prej tyre nuk janë lejuar të hyjnë në sallë.

Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, i ka kërkuar vendimin e përjashtimit të tyre përfaqësuesve të gardës.

Boçi ka vijuar përplasjet te dera e Kuvendit, ku pasi mori në dorë vendimin, vuri re disa gabime drejtshkrimore në letër.

“As gjuhën shqipe nuk dini këtu në Parlament. Tritan Shehu, jo Dritan Shehu. As gjuhën shqipe nuk dini të shkruani”, është shprehur Boçi.