AKTUALITET, 15 Shkurt 2023, 16:50

Përplasi për vdekje një 30-vjeçare në Durrës, arrestohet shoferi i makinës

Përplasi për vdekje një 30-vjeçare në Durrës,

Një 68-vjeçar është arrestuar nga policia pasi përplasi një 30-vjeçare për vdekje.

Në pranga është vendosur shtetasi Dh.R. banues në Tiranë. Në orët e para të mëngjesit të djeshëm, 68-vjeçari përplasi një shtetase rreth 30 vjeçe, ende e paidentifikuar.

Si pasojë e aksidentit, e reja ka humbur jetën.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Dh. R., 68 vjeç, banues në Tiranë, pasi në orët e para të mëngjesit të djeshëm, duke drejtuar automjetin, ka përplasur një shtetase rreth moshës 30 – 35 vjeçe, ende të paidentifikuar, e cila për pasojë, ka humbur jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.