AKTUALITET, 27 Prill 2024, 16:56

Përplasi këmbësorin në Fier, arrestohet nga policia 35-vjeçari

Përplasi këmbësorin në Fier, arrestohet nga policia

Policia Rrugore e DVP Fier arrestoi në flagrancë një 35-vjeçar, pasi akuzohet se ka shkaktuar një aksident.

Ngjarja ndodhi dje.

“K. Ç., 35 vjeç, banues në Fier, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, përplasi këmbësorin, shtetasin D. T., 74 vjeç, i cili ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore;”, sqaron policia.