TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Larushk të Fushë- Krujës. Në aksident janë përfshirë një makinë tip "Benz" dhe një tip "Golf 5". Pas përplasjes një nga automjetet ka shpërthyer në flakë.
Raportohet se nuk ka viktima dhe as të plagosur. Mjeti është përfshirë nga flakët, por drejtuesi ka mundur të dalë nga makina pa probleme.
Zjarrfikësja ka shkuar në vendin e ngjarjes për të shuar flakët. Dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndijë të shkaktuar nga goditja.