AKTUALITET, 22 Prill 2026, 17:56

Përplasen dy automjete në Laç, dy të plagosur rëndë

Përplasen dy automjete në Laç, dy të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në qendër të qytetit të Laç, pranë bashkisë.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe, si pasojë, dy persona kanë mbetur të plagosur.

Të lënduarit janë transportuar drejt Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.