TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në fshatin Arshi Lengo, pasojat e përmbytjeve të 6 janarit janë ende të dukshme. Reshjet e dendura dhe vërshimi i ujit kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme, sidomos në banesën e Burbuqe Çelës, e cila për shkak të dëmtimeve të rënda është shpallur e pabanuar.
Prej vitesh emigrante në Gjermani, ajo është njoftuar për situatën dhe ka mbërritur menjëherë në vendlindje, ku është përballur me pamjen e trishtë të shtëpisë së shkatërruar — frytin e mundit dhe sakrificës së një jete të tërë.
Sipas një tjetër banori, shkak i përmbytjeve është bërë përroi i fshatit, i cili ka dalë nga shtrati duke dëmtuar jo vetëm banesa të tjera, por edhe rrugët e brendshme të zonës.
Në Arshi Lengo numërohen rreth 150 shtëpi, por vetëm 30 prej tyre janë aktualisht të banuara. Pjesa tjetër qëndron e mbyllur për shkak të emigrimit masiv të banorëve ndër vite.