AKTUALITET, 12 Janar 2026, 14:12

Përmbytjet, eksperti rendit disa nga shkaqet: Kemi humbur 32% të pyjeve, dëm kolosal në ekosistem

Përmbytjet, eksperti rendit disa nga shkaqet: Kemi humbur 32% të

Sipas ekspertit të mjedisit, Abdulla Diku, përmbytjet në vendin tonë u shkaktuan nga disa faktorë. Diku u shpreh se kanë ndikuar ndryshimet klimatike, ku reshjet po përqendrohen në fashë kohore më të ngushtë.

“Duhet ta ndaj problematikën. Është shkaktuar në 3 aspekte. Ndryshimet klimatike, ne po përjetojmë situatë, ku kemi një ndryshim në kohështritje të reshjeve, në dimër, reshjet po përqendrohen në fashë kohore më të ngushtë. Kemi dimra me më pak bore, kjo e përkeqëson situatën. Kemi përjetime të situate anormale, ku ditë të njëpasnjëshme janë me reshje. Këto ditë që ne kemi përjetuar, përmbytjet kanë qenë jo me reshje intensie.", theksoi ai. Për ekspertin, problem kryesor është keqmenaxhimi i baseneve ujore. "E dyta, problemi më kryesor, është keqmenaxhimi i baseneve tona ujore. Ky keqmenaxhim lidhet kryesisht me pjesën e sipërme të banesave, i dedikohet dëmtimeve dhe shkatërrimeve të pyjeve.", deklaroi Diku.

Diku shtoi se ndërhyrjet e paautorizuara dhe të pastudiuara në shtretërit e lumenjve, ka shkaktuar dëmtime në ekosisteme. "Kjo ka ulur kapacitetin thithës të tokës dhe pyjeve, që kanë ndaj reshjeve të shiut. Tjetër, ka të bëjë me ndërhyrje të paautorizuara në shtretërit e lumenjve. Marrja e inetreve ka shkaktuar destabilizim të shtretëve dhe brigjeve të lumenjve. Dëme edhe të pakthyeshme në ekosisteme. Faktor tjetër, janë hidrocentralet e vegjël në kanalin e derivaconit, sasinë e ujit e shmangin dhe e derdhin në pika të caktuara.", nënvizoi eksperti.

Gjithashtu, Diku tha se në vend është ndërtuar në mënyrë të pastudiuar. "Lidhur me infrastrukturën, është problem i madh për Shqipërinë, ne ka vit që kemi ndërtuar dhe vazhdojmë të ndërtojmë në mënyrë të pastudiuar. Efekti i ndryshimeve klimatike, agresioni i erozionit bregdetar nuk janë marrë në konsiderate, është ndërtuar tani për tani, pa menduar për të ardhmen.", tha Diku. Sipas tij, Shqipëria ka humbur 32% të pyjeve, duke i shkaktuar një dëm kolosal ekosistemit. "Sigurisht, është ndër shkaqet madhore, kemi humbur 32% të biomasës pyjore në Shqipëri. Përafërsisht 1/3, është dëm kolosal që i kemi bërë ekosistemit. Vitin e kaluar u dogjën rreth 60 mijë hektar pyje e kullota, përkthehen nga 120-140 milionë kub ujë të papërthyer nga toka. Ky është volume i ujit që ka hidrocentrali i Ulzës. Në 20 vitet e fundit, sipërfaqja e djegur është rreth 500 mijë hektar, po ta konvertojmë në meter kub ujë të papërthithur nga toka, kjo shifër kalon 2 miliardë meter kub, sa hidrocentrali i Fierzës.", përfundoi eksperti.