AKTUALITET, 8 Maj 2024, 08:54

“Perla e Adriatikut”, Rama nxjerr pamjet e punëtorëve me sfurqe në plazhin e Darzezës: Po bëhet gati për sezonin veror

“Perla e Adriatikut”, Rama nxjerr pamjet e punëtorëve me

Kur na ndajnë edhe pak ditë nga çelja zyrtare e sezonit veror, kryeministri Edi Rama ka nxjerrë disa pamje nga plazhi i Darzezës në Fier, ku disa punëtorë të pajisur me sfurqe mbledhin mbeturinat në bregdet, ndërkohë që në raste të tilla bëhet edhe plugimi i rërës.

Me anë të një postimi në Facebook, kreu i qeverisë thotë se ky plazh është duke u përgatitur për sezonin veror. Në pamjet e publikuara nga Rama shihen disa punëtorë, të cilët po bëjnë pastrimin e zonës.

Kryeministri thotë se Adriatiku është një perle, që pak është zbuluar deri më tani.

“MIRËMËNGJES dhe me pamjet e një tjetër perle të Adriatikut pak të zbuluar deri më tani, siç është Darzeza e Fierit e cila bëhet gati për sezonin veror, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.