TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputetët e Partisë Demokratike të cilët janë përjashtuar nga seanca plenare, kanë kërkuar shfuqizimin e këtij vendimi pranë Byrosë së Kuvendit të Shqipërisë, duke thënë se është marrë në shkelje të kushtetutës.
Në këtë kërkesë për ankimim, të firmosur nga Flamur Noka, Edi Paloka dhe Belind Këlliçi, kërkohet shfuqizimi i menjëhershëm i vendimit, ndërsa thuhet se deputetët e PD të cilët janë përjashtuar, nuk kanë thyer asnjë rregullore dhe se duhet të futen në Kuvend deri sa të mblidhet Konferenca për ta shqyrtuar. Kërkesa po ashtu i është dërguar edhe Gardës.


Ndërsa deputetët e PD kanë ankimuar ditën e sotme vendimin e Komisionit të Etikës për përjashtimin e tyre nga seanca, Byroja e ka lënë në fuqi atë. Sipas deputetëve vendimi ishte në kundërshtim me Kushtetutën, pasi ata nuk kishin thyer asnjë rregullore, duke kërkuar që ditën e sotme të futen në seancë.
Në një deklaratë para derës së Parlamentit, Belind Këlliçi tha se përjashtimi që po u bëhet deputetëve të opozitës, është një çmenduri e Edi Ramës dhe Lindita Nikollës për t’u penguar atyre fjalën.