AKTUALITET, 19 Mars 2026, 18:17

Përfundojnë punimet, Ura e Milotit hapet për qarkullimin e automjeteve

Përfundojnë punimet, Ura e Milotit hapet për qarkullimin e

Ura e Milotit është hapur sot për qarkullimin e mjeteve, pas përfundimit të ndërhyrjeve në strukturën mbajtëse.

Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama dhe ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, i cili inspektoi nga afër punimet, duke konfirmuar se ura 781 metra e gjatë është tashmë është plotësisht e kalueshme për automjetet.

Ai shtoi se edhe Ura e Matit, që lidh Lezhën me Milotin, është e sigurt për qarkullim, pasi është kontrolluar nga inxhinierët e Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Problemet strukturore në Urën e Milotit u zbuluan në korrik të vitit të kaluar, ndërsa projekti i riparimit u hartua nga ARRSH në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Tiranës.

Punimet nisën në nëntor të vitit 2025.