AKTUALITET, 2 Dhjetor 2024, 19:57

Përfshihet nga flakët servisi i makinave në Pukë, plagoset punonjësi

Përfshihet nga flakët servisi i makinave në Pukë, plagoset

Rreth orës 19:00, në qytetin e  Pukës, në një servis makinash, gjatë punës si pasojë e saldimit në automjetin tip “Skoda”, në pronësi të shtetasit E. A, është shkaktuar zjarr.

Si pasojë është dëmtuar automjeti si dhe ka marrë disa dëmtime të lehta jashtë rrezikut për jetën punonjësi  që kryente saldimin e automjetit, shtetasi Sh.G.