AKTUALITET, 8 Korrik 2022, 12:55

“Përdoren për plaçkitje”/ Berisha denoncon: Në konçensionin e Butritntit ka dalë i afërmi i Damian Gjiknurit me 30 mln euro!

“Përdoren për plaçkitje”/ Berisha denoncon: Në

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar se në konçensionin e Parkut të Butrintit, ka dalë një i njohur i Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Damian Gjiknurit.

Në konferencën për shtyp, Berisha tha se në këtë konçension ka dalë djali i xhaxhait të Gjiknurit, Thanasi me 30 mln euro. Por ish-kryeministri nuk e ka sqaruar më tej rolin e të afërmit të Gjiknurit.

Berisha: Tubimi i misionarëve dje, dëshmoi se ku ndodhet PD me veten e saj. Ishte një përgjigje, PD ishte në protestë. Ka individë që preferojnë të çojnë dolli me Edi Ramën apo të mbajnë flamurin e pseudoopozitës, është gjë tjetër. Siç e shpreha, largimi i Edi Ramës nga pushteti është objektivi më imediat i këtij revolucioni. Pa diskutim që krijimi i një klime për zgjedhje të lira, është objektiv madhor i kësaj partie.

Themelore është përmbysja e monizmit, është ndëshkimi i vjedhjeve të tmerrshme dhe mbulimi që i bën SPAK-u dhe Prokuroria. A e morët vesh, në Butrint del djali i xhaxhait të Damianit. Me 30 mln euro del Thanasi i Damianit. Rastësira janë këto? Janë përdorim për plaçkitje. Këta duhet të ikin. PD nuk njeh formë tjetër pushteti përveç votës së lirë.