TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

U përcoll sot për në banesën e fundit Baba Hekurani, kleriku bektashi i teqesë së Alipostivanit në Përmet, duke lënë pas një trashëgimi shpirtërore dhe fetare të çmuar. Qindra besimtarë nga e gjithë Shqipëria dhe më gjerë u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit, duke dëshmuar respektin dhe dashurinë për veprën e tij.
Në ceremoninë mortore ishin të pranishëm qytetarë, përfaqësues të institucioneve vendore dhe qendrore, mes tyre ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, kryegjyshi botëror Edmond Brahimaj (Baba Mondi) si dhe kryebashkiakë të qarkut Gjirokastër.
Atmosfera e solemnitetit dhe nderimi pasqyroi ndikimin e madh që Baba Hekurani pati në jetën fetare dhe shoqërore të komunitetit.
Me ndarjen e tij nga jeta, bektashizmi humbi një figurë të rëndësishme, por vepra dhe përkushtimi i tij do të mbeten të paharrueshme në zemrat e besimtarëve.