AKTUALITET, 17 Shkurt 2024, 17:58

“Përçarja nuk është rruga e duhur”, Bardhi: 20 shkurti, dita ku shqiptarët do të japin mesazhin se e duan këtë vend

“Përçarja nuk është rruga e duhur”, Bardhi: 20

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka zhvilluar takime në Elbasan, duke theksuar se përçarja nuk është rruga e duhur.

Sipas Bardhit, 20 shkurti është dita ku shqiptarët do të japin mesazhin se e duan këtë vend.

Reagimi i plotë:

Besimplotë dhe i inkurajuar nga takimi me demokratët e Elbasanit. Ka një pjesë të vogël prej nesh që mendojnë akoma se rruga e bashkimit nuk është rrugë e duhur! Nuk do të duhet ti flasim as me mllef e as me inat, miqve e shokëve që kemi bërë beteja me ta. Kemi një detyrë! Ti ndërgjegjësojmë se përçarja nuk është rruga e duhur. Ti ndërgjegjësojmë të jenë krah nesh, përballë Edi Ramës. 20 Shkurti  është dita ku shqiptarët do të japin mesazhin se e duan këtë vend. Mbetet detyrë e jona të luftojmë dhe të jemi në pritshmëritë që shqiptarët kanë për Partinë Demokratike. Sa herë jemi bashkuar kemi treguar se e mundim të keqen.

Të bëhemi bashkë ditën e martë, datë 20 Shkurt, ora 17:30, përpara Kryeministrisë. Të nisim një rrugëtim për një Shqipëri pa krim dhe korrupsion, për një qeveri të qytetarëve!