AKTUALITET, 9 Maj 2024, 15:17

Përcaktohen gjyqtarët e GJKKO që do të shqyrtojnë ankimin për dënimin e Fredi Belerit

Përcaktohen gjyqtarët e GJKKO që do të shqyrtojnë

Përcaktohen Gjyqtarët e Apelit të Posaçëm që do të shqyrtojnë ankimin për dënimin e Alfred Belerit.

Shorti ka përzgjedhur kryesuese Daniela Shirken dhe anëtarë Dhimitër Lara dhe Ilirjana Olldashi.

Ende nuk është vendosur data e zhvillimit të seancës ndërsa Beleri u dënua në Shkallën e Parë me 2 vite burg për korrupsion në zgjedhje.