TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ende pa nisur zyrtarisht sezoni veror, Lezha po përballet me trafik të rënduar në hyrje dhe dalje të qytetit. Kolona e automjeteve shtrihet për disa kilometra
Aksi më problematik mbetet ai Milot–Balldren, ku fluksi i lartë i automjeteve ka sjellë ngarkesë të vazhdueshme në qarkullim, sidomos gjatë orëve të pikut.
Një nga arsyet kryesore të kësaj gjendjeje mbetet mungesa e akseve alternative rrugore, çka bën që i gjithë fluksi i automjeteve të përqendrohet në të njëjtat segmente. Ndërkohë, me afrimin e muajve të verës dhe rritjen e numrit të turistëve që zgjedhin bregdetin e Shëngjinit dhe zonat përreth, trafiku pritet të rëndohet edhe më shumë.