AKTUALITET, 20 Janar 2025, 22:54

“Për Egli Progën u bë emision te Fevziu, tani nuk flet kush për Manen”, Qori debaton me Shehajn për oligarkët

“Për Egli Progën u bë emision te Fevziu, tani nuk flet kush

Drejtuesi i “Lëvizja bashkë” Arlind Qori dhe kryetari i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, debatuan për oligarkët dhe ndikimin në politikë dhe media. Qori tha se për rastin e Egli Progës u bë emision edhe në ‘Opinion”, por për rastin e djalit të Manes mediat heshtin. 

Pjesë nga biseda

Arlind Qori: Zoti Shehaj tha se këtu ka patur censurë në çdo rast dhe përmendi rastin e Egli Progës në Pogradec dhe u futa në Youtube. E di kush ka bërë emision për Egli Prodën, me motrën e Eglit, përballë drejtorit të policisë? Miku yt Blendi Fevziu në TV Klan dhe kur e ka bërë Blendi e ka bërë gjithë dynjaja. E imagjinon sot Blendi Fevziun që bën emision për policin Azbi Spahiun? E imagjinon dot Grida Dumën? Është rastësi që vetëm MCN, vetëm ti bën emision dhe debat për këtë gjë. Është rastësi që për Egli Prodën, Sali Berisha ulërin dhe thotë do të bëjë namin, këtu bëhet pulë dhe ndërron versionin. Rastësi janë këto? Këtu unë shoh dy gjëra që ose është frikë, se nuk dua të përballem me oligarkët, ose dua të jap një mesazh. Ne problemin e kemi të ndryshëm. Që të ikë Edi Rama dhe të merremi vetë me oligarkët.

Agron Shehaj: Thashë unë që s’do të merremi me oligarkët? Doli nga goja ime që nuk do të merrmi me oligarkët? Kjo është një gënjeshtër.

Arlind Qori: A the se ishte censurë për Egli Progën? Gjeje hape celularin.

Agron Shehaj: Thashë që edhe në rastin e Egli Prodës nuk kemi marrë vesh se kush ishte autori. Ti sa dëgjon Fevziun, llampat ty çoroditen. Edhe për rastin e 14-vjeçarit nuk kemi marrë vesh. Se kanë folur mediat pa fund.

Arlind Qori: A e kupton që këtu as po flitet. Pse nuk po flitet për këtë rast? Nëse Samir Mane është ushtar i Edi Ramës, pse nuk po flitet? Pse nuk guxon asnjë media, as Sali Berisha?

Agron Shehaj: Edi Rama nuk do që të flitet.

Arlind Qori: Po pse nuk flet Sali Berisha?

Agron Shehaj: Nëse Edi Rama do të donte që të flitej, do të flitej se nuk ka shans. Jo Samir Mane të ishte...

Arlind Qori: Për Edi Ramën mund të flasësh gjithë ditën, për Erion Veliajn mund të flasësh, për Samir Manen nuk flet dot, vetëm këtu flet te studio e Yllit. Si ka mundësi?

Agron Shehaj: Ky tregimi se flitet për Ramën, por nuk flitet për oligarkun, nuk do të thotë që oligarku është më i pushtetshëm se Rama. Rama është politikan. Imagjino ti në një vend ku nuk do të flitej për Ramën, kurse Samir Mane është një biznesmen.

Arlind Qori: Thuaj edhe i nderuar dhe e mbyll kapakun. A i the oligark apo biznesmen? Se unë për biznesmen e marr për njeri të ndershëm. Oligarku është biznesmen i pandershëm.

Agron Shehaj: Duhet të jesh pak koherent se ti nuk mendon ekzistojnë sipërmarrësit e ndershëm. 

Arlind Qori: Po, i kemi edhe në parti.

Agron Shehaj: Kalove nga marksisti te sipërmarrësi. Po tregon se nuk ke bosht, nga marksist në favor të sipërmarrësve.