AKTUALITET, 21 Nëntor 2024, 13:36

PD refuzon Begajn/ Bardhi-Noka: Konsultimet me partitë farsë. Rama e ka caktuar datën e zgjedhjeve, presidenti pret të nënshkruajë vullnetin e partisë në pushtet

PD refuzon Begajn/ Bardhi-Noka: Konsultimet me partitë farsë. Rama e

Demokrati Flamur Noka thotë se PD nuk do të marrë pjesë në atë që e ka quajtur farsë për caktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare 2025.

“Ne jemi opozita e vendit dhe  nuk mund të marrim pjesë në farsa. Data është caktuar. E ka shpallur Taulanti para tre muajsh. Me këtë  paracaktim Presidenti i bie të jetë jo mëkëmbësi  i Rames, por i Taulantit.”, tha Noka.

Ndërsa kreu i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi thotë se kryemnistri Edi Rama dhe Taulant Balla e kanë caktuar datën e zgjedhjeve.

“Tashmë Rama-Balla e kanë caktuar datën e zgjedhjeve dhe Presidenti pritet vetëm të nënshkruajë e të vulosë vullnetin e partisë në pushtet. Farsa e gjoja konsultimeve me parti politike dhe madje edhe me individë pa parti, është një akt i shëmtuar që meriton vetëm të përbuzet.”, shprehet Bardhi.