AKTUALITET, 4 Shkurt 2025, 20:44

PD në protestën e 8 Shkurtit, Floriana Garo takime me qytetarët në Durrës: Të shtunën e gjithë Shqipëria vërshon në shesh

PD në protestën e 8 Shkurtit, Floriana Garo takime me qytetarët

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Floriana Garo ka zhvilluar një takim me demokratët e Durrësit.

Në një postim në rrjetin social Instagram, Garo shkruan se takimet  e saj me demokratët kanë qenë entuziaste.

Ajo shprehet se në takime u fol tepër edhe për protestën e 8 Shkurtit, që pritet të zhvillohet nga Partia Demokratike në Tiranë.

Garo shprehet se Durrësi dhe gjithë Shqipëria do vërshojnë në shesh më datë 8 shkurt, ora 17:00.

“Vazhdojne takimet energjike ne Durres me GS 13/1 Daten 8 shkurt ne oren 17.00 Durresi dhe gjithe Shqiperia do te vershojne ne shesh! #demokratetdrejtfitores

Protestën kombëtare të 8 Shkurtit e lajmëroi disa ditë më parë kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FLORIANA GARO (@florianagaro)