TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Partia Demokratike mbledh sot Kuvendin Kombëtar, ku pritet të votohen ndryshimet statutore dhe anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar.
Fillimisht pritet që delegatët të votojnë për komisionin e drejtimit të punimeve të Kuvendit dhe Sekretariatin Teknik. Komisioni i drejtimit të punimeve të Kuvendit do të përbëhet nga Ivi Kaso, kryetar; Floriana Garo; Bardh Spahia; Eliona Shkreli; Nada Meçorpaja.
Përveç fjalës së kreut të PD-së, Sali Berisha, gjatë punimeve të Kuvendit, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, pritet të paraqesë propozimet për ndryshimet statutore, të cilat do t’i nënshtrohen diskutimit dhe miratimit nga delegatët.
Në rendin e ditës është parashikuar edhe miratimi i përbërjes së re të Këshillit Kombëtar, një strukturë kyçe në organizimin dhe funksionimin e partisë.
Kuvendi Kombëtar pritet të përcaktojë edhe drejtimet politike dhe organizative që Partia Demokratike do të ndjekë në periudhën e ardhshme.
Sipas medieve në Kuvendin Kombëtar të PD-së do të ketë edhe të ftuar ndërkombëtarë të cilët do të mbajnë edhe fjalë, si dhe do të ketë disa videomesazhe.
Agjenda e plotë:
Fillon: ora 10.00
Fjala hapëse - Erisa Bajaziti
Erisa Bajaziti Fton delegatët të votojnë për Komisionin e drejtimit të punimeve të Kuvendit dhe Sekretariatin teknik
Komisioni i drejtimit të punimeve të Kuvendit: Ivi Kaso, kryetar; Floriana Garo; Bardh Spahia; Eliona Shkreli; Nada Meçorpaja
Sekretariati teknik: Adriana Kalaja, Ledio Nuraj, Marash Logu
Bajaziti fton Kuvendin t’i votojë
Hidhen në votim
Kuvendi i miraton me ngritje dore
(Kuvendi deklarohet legalisht i hapur)
I jepet fjala Ivi Kasos, kreu i Komisionit të Drejtimit të Kuvendit
Moderatori fton të ndiqet dokumentari (10-15 min)
Merrr fjalën Ivi Kaso
Moderatori u jep fjalen të ftuarve ndërkombëtarë prezent dhe me video
Merr fjalën Ivi Kaso
Moderatori fton Sali Berishën për fjalimin
Merr fjalën Ivi Kaso: Ratifikon vendimin e KK të 5 mars 2024.
Merr fjalën Floriana Garo: lexon dhe hedh në votim ratifikimin e Rezolutës
Miratohet Rezoluta
Merr fjalën Ivi Kaso i cili fton Gaz Bardhin për të paraqitur ndryshimet statutore
Merr fjalën Gazmend Bardhi
Merr fjalën Ivi Kaso i cili hedh në votime ndryshimet statutore
Miratohen
Mer fjalën Ivi Kaso i cili lajmëron modalitetet e procesit të votimit dhe miraton Komisionin qendror dhe Komisionin e votimit
Miratohen Komisonet me ngritje dore
Ftohet Grigels Muçollari i cili prezanton platformën për modernizimin dhe digjitalizimin
Moderatori fton Nikola Kedhin për platformën e Diasporës
Merr fjalën Ivi Kaso i cili deklaron procesin e votimit në holl dhe celjes së fazës së diskutimeve (fjalimeve)
Fjalimet
Në mbyllje merr fjalën Ivi Kaso