TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi i është përgjigjur Lulzim Bashës, i cili e cilësoi Pazar dakordësinë e Rithemelimit me mazhorancën, për amnistinë penale.
“Sa i takon amnistinë, ka një traditë të konsoliduar në miratimin herë pas here. Në rastin konkret.
Opozita edhe kur drejtohej nga kolegu Basha ka dhënë votën pro, me dy dallime te vogla.
Asnjë anëtar i krimit të organizuar nuk përfiton asnjë lloj amnistie, ndryshe nga sa ka ndodhur në 2014, ku më votë të zotit Basha ka pasur amnisti edhe për anëtarët e krimit
Asnjë anëtar, subjekt i posaçëm i SPAK, nuk përfiton asnjë lloj amnistie.
Ndryshe ngase është vepruar me të gjitha amnistitë e tjera, kur protestuesit u harruan, në këtë rast janë përfshirë të gjitha rastet e protestuesve të opozitës dhe shoqërisë civile.
Nuk ka asnjë zyrtar të korruptuar apo të hetuar apo që është në proces gjyqësor për të gjitha çështjet që keni ndjekur gjatë këtyre viteve që ka ndjekur nga SPAK dhe GJKKO”, tha Bardhi.