AKTUALITET, 2 Shkurt 2023, 13:33

Pas seancës me debate me Kuvend, Berisha do të mbledhë Grupin Parlamentar në selinë blu

Pas seancës me debate me Kuvend, Berisha do të mbledhë Grupin

Pas seancës së sotme parlamentare, e cila u shoqërua me kaos, pasi opozita bllokoi foltoren për shkak të mos prezencës së kryeministri Rama, Sali Berisha ka njoftuar së në orën 14:00 do të zhvillojë mbledhjen e Grupit Parlamentar te PD-së.

Kreu i PD-së, Sali Berisha kishte paralajmëruar që nuk do të ketë me parlament normal, madje ai ka njoftuar edhe protestë më 11 shkurt, me qëllim largimin e Edi Ramës.

Sot, gjatë seancës opozita kishte kërkuar interpelancë me kryeministrin Rama për skandalin e McGonigal, por kjo dështoi pasi kreu i qeverisë ia kishte deleguar këtë “detyrë” ministres Elisa Spiropali.

Këtë opozita nuk pranoi, pasi siç tha  është emri i Ramës që ka dalë në dosjen hetimore amerikane për çështjen e McGonigal, ndaj duhet ai të japë llogari.

Seanca u mbyll mes tensioneve, ku opozita mbante të bllokuar foltoren, ndërsa mazhoranca miratoi projektligjet.