AKTUALITET, 20 Shkurt 2024, 20:34

Pas protestës së opozitës, ekspertët e krimeve zbresin para kryeministrisë

Pas protestës së opozitës, ekspertët e krimeve zbresin para

Pas përfundimit të protestës së opzitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përballë kryeministrisë kanë zbritur ekspertët e krimeve për të mbledhur provat materiale.

Kujtojmë që pas fjalës së ish-kryeministrit Sali Berisha e cila u dha përmes ekranit të vendosur në shesh, disa nga protestuesit sulmuan policinë me kapsolla dhe bomba molotov, por që fatmirësisht nuk pati të lënduar mes palëve.

Menjëherë pas përfundimit të protestës pati 4 persona të arrestuar. Protesta e cila zgjati për rreth dy orë e 30 minuta përveç incidenteve të vogla që përmendëm më lart në përgjithësi ishte e qetë.