TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ilir Meta, kryetar i PL-së, tërhoqi vëmendjen pak ditë më parë, teksa u shfaq në një objekt hekuri, nga ku përshëndeste qytetarët e Tiranës.
Pak ditë më pas, hekurin e ndryshkur e të harruar, bashkia e Erion Veliajt vendosi ta lyejë. Sipas Partisë së Lirisë, me shumë mundësi, lyerjen e ka realizuar vetë kryetari i bashkisë, në orën 04:00 apo 05:00 të mëngjesit, pasi gjumi ka disa javë që është prishur, për shkak të skandaleve që e rrethojnë, veçanërisht me drejtorët e tij të besuar, të kapur në vjedhje.
Dhe pas lyerjes së objektit, për të cilin duhet thënë se bojaxhiu e ka lyer mirë, Tedi Blushi, Sekretar i Përgjithshëm i PL-së, dhe anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, i është drejtuar me një kërkesë Erion Veliajt dhe gjithë kupolës drejtuese të këtij institucioni.
Në kërkesën e tij, Blushi i kërkon Veliajt, që pasi leu me bojën objektin metalik, të marrë edhe masa sa i takon elementëve të sigurisë, me qëllim mbrojtjen e jetës së qytetarëve që vizitojnë këtë objekt.
Natyrisht është një kërkesë ironike drejtuar një Kryebashkiaku që prej ditësh i kërkohet t’i japë llogari këshillit bashkiak lidhur me skandalin me ‘5D’.
Tashmë duhet pritur nëse Veliaj do të nisë ndonjë nga skuadrat për të garantuar siguri në objektin atraktiv, apo do të dalë vetë si punëtor që është për të bërë ndonjë punë të mirë, siç vetëm ai di të bëjë…
Nr. _____ Prot. Tiranë, më 15.04.2024
DREJTUAR: Z. Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë së Tiranës;
Znj. Anisa Ruseti, Drejtore e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit;
Z. Herion Rrapaj, Drejtor i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit;
Z. Shkëlqim Goxhaj, Drejtor i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi;
Z. Jonid Jorgji, Drejtor i Agjencisë së Industrisë Kreative.
Objekti kuadrat hekuri, që ndodhet tek Kodrat e Liqenit Artificial në Tiranë është një objekt që po paraqet kohët e fundit një atraksion të madh për qytetarët e Tiranës dhe veçanërisht për të rinjtë.
Duke ju falenderuar paraprakisht për vëmendjen që kushtuat për lyerjen e këtij objekti, ju vemë në dijeni, siç lehtësisht mund ta keni konstatuar edhe nga juaj, se infrastruktura poshtë dhe përreth këtij objekti nuk është pajisur me as edhe një masë minimale sigurie, që mund të evitonin traumat dhe dëmtimet fizike të mundshme të qytetarëve dhe të rinjve.
Për këtë arsye, kërkojmë nga ana juaj të merrni të gjitha masat e nevojshme, me elementët e sigurisë, për të garantuar mbrojtjen e shëndetit dhe të jetës për të gjithë qytetarët që vizitojnë këtë objekt atraksioni.
ANËTAR i KËSHILLIT BASHKIAK TIRANË