AKTUALITET, 27 Prill 2024, 15:36

Pas Konventës Kombëtare, poshtë shtëpisë së Berishës, Meta: Në mbrëmje te “Rruga e Shpresës”!

Pas Konventës Kombëtare, poshtë shtëpisë së

Ilir Meta deklaroi se me përfundimin e Konventës së Partisë së Lirisë, do t’i drejtohet banesës së Sali Berishës.

Meta u shpreh se në mbrëmje do të shkojë te “Rruga e Shpresës”, ashtu siç prej muajsh tanimë quhet nga ish-kryeministri Berisha dhe simpatizantët e tij rruga “Mustafa Matohiti” në kryeqytet, ku ndodhet edhe apartamenti i Berishës.

I pyetur në lidhje me votën e Monika Kryemadhit, deputetes së PL dhe njëherazi bashkëshortes së tij, Meta tha se ajo ka gabuar rëndë duke bërë publike votën e saj. “Tek Bulevardi i shpresës në mbrëmje. Ka rregulla në shtëpinë e tjetrit, do respektohen rregullat e tyre. Gabim i rëndë që Kryemadhi deklaroi votën për mua hapur, vota është e fshehtë”, tha Meta.