AKTUALITET, 6 Qershor 2026, 11:45

Pas Gjermanisë, qindra qytetarë protestojnë sot në Itali kundër projektit të Zvërnecit

Pas Gjermanisë, qindra qytetarë protestojnë sot në Itali

Protesta kundër projektit të Zvërnecit po zhvillohet edhe në Itali, pas tubimeve të oragnizuara ditën e djeshme në Berlin dhe Mynih.               

Me anë të kësaj proteste, protestuesit kërkojnë anulimin e projektit të Zvërnecit, ndërsa njëkohësisht bëjnë thirrje për largimin e kryeministrit Edi Rama.

Protesta ka nisur filllimisht në Zvërnec, nga një grup qytetarësh, por ngjarja mori përmasa të mëdha dhe reagim të madh qytetar, pasi një protestues u dhunua nga policia private. 

Pas arrestimit të autorëvë, protesta u zhvendos në Tiranë, ku për të gjashtën ditë radhazi mijëra qytetarë po protestojë kundër projektit dhe sistemit qeverisës. Tubimi qytetar u zhvendos edhe në qytete të tjera si Durrësi, Korça, Fieri, Kukësi, Elbasani dhe Saranda, ndërsa tashmë ajo po merr përmasa më të mëdha pasi po zhvendoset edhe në diasporë.

Protestuesit kanë zgjedhur që kjo protestë mos të këtë asnjë nuancë poltike apo partiake, pasi në tubimin e tyre dëgjohej thirrja "Rama në burg, Berisha në Burg".  

Me brohorima, qytetarët kanë përsëritur në protestën e djeshme në Tiranë, pesë kërkesat e tyre:

1.Dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama,

2.Shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor që lidhet me investitorët strategjikë,

3.Shfuqizimin e Paketës së Maleve,

4.Anulimin e ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura 

5.Anulimin e ndryshimin për trashëgiminë kulturore shqiptare.