TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas djegies së vilës së diktatorit Enver Hoxha në protestën e 20 shkurtit që e gjeti Policinë e Shtetit pa përgatitur, këtë të diel policia ka rrethuar me gardh metalik hyrjen për në ish Bllok.
Ende nuk dihet skenari i protestuesve, ndërkohë që janë blinduar me masa sigurie institucionet si Kryeministria, Kuvendi, dhe selia e PS.
Po ashtu, do të bllokohet lëvizja e automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga Ura deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”; Nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit, do të bllokohen rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.
Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore.
I thirrur nga Partia Demokratike, tubimi pritet të nisë zyrtarisht nga momenti në moment, përpara godinës së Kryeministrisë, një protestë ashtu si edhe herën e kaluar, ku nuk do të ketë fjalime.
Deputetët dhe mbështetësit e saj do të grumbullohen fillimisht në sheshin përpara Kryeministrisë, ndërsa detajet mbi vijimin dhe skenarin e protestës pritet të bëhen të qarta gjatë zhvillimit të saj.
Ndërkohë, Policia e Shtetit ka ndërmarrë masa të shumta për garantimin e rendit dhe sigurisë publike. Rreth 1500 efektivë janë angazhuar në terren, në një plan masash që mbetet pothuajse i njëjtë me ai i protestave të mëparshme.
Kryefjala e protestës së opozitës sot është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama si dhe arrestimi i Belinda ballukut, kërkesë e bërë nga SPAK, por që u rrëzua me votat e socialistëve në Kuvend.