TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

74-vjeçari Hekuran Gjoni ka pranuar se ka vrarë djalin e tij, Asim Gjoni, ngjarje e ndodhur pasditen e djeshme (1 shkurt) në Tiranë.
I moshuari ka treguar para policisë se si ka ndodhur ngjarja. Shkak sipas tij për ngjarjen është bërë një debat.
Fillimisht babai dhe djali kanë nisur të debatojnë verbalisht midis tyre. Në debat e sipër 74-vjeçari Hekuran Gjoni e ka goditur me shpullë djalin e tij Asim Gjonin.
Në këtë moment djali është kundërpërgjigjur duke e shtyrë dhe goditur babain, i cili është rrëzuar në tokë.
Në këtë moment ka ndërhyrë vajza e 74-vjeçarit dhe motra e Asim Gjonit, duke i kërkuar vëllait të saj që të mos e godasë babain. 34-vjeçari ka goditur dhe të motrën. Në këtë moment, 74-vjeçari është ngritur në këmbë ka marrë thikën që ishte në tavolinën e bukës dhe ka goditur disa herë 37-vjeçarin Asim Gjoni.
Menjëherë ai është dërguar në spital, por për shkak të plagëve ka humbur dhe jetën ndërkohë që 74-vjeçari, Hekuran Gjoni është arrestuar nga policia e Tiranës, me akuzën për ‘Vrasje me dashje për shkak të marrëdhënieve familjare’.