TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka nxjerrë sot një denoncim të një qytetareje nga Dibra.
Në mesazhin që ka ardhur në adresë të Vokshit qytetarja shprehet se pas datës 20 të çdo muaji në spitalin e Dibrës nuk bëhet asnjë analizë, ndërsa edhe pacientet sipas saj detyrohen që të shkojnë në privat.
Ndërkohë, demokratja Vokshi kujton aferën e ish-zyrtarit të FBI-së, Mcgonigal, duke shtuar se ai ka marrë 225 mijë dollarë ryshfet nga kryeministri Edi Rama.
Mes të tjerash Vokshi iu bën thirrje qytetarëve që të protestojnë më 11 shkurt.
Postimi i Vokshit:
Denoncimi nga një qytetare nga Dibra.
Pas datës 20 të cdo muaji në Spitalin e Dibrës nuk bëhen më analiza se nuk ka fonde… pacientët detyrohen të shkojnë te privatët … ose të mos i bëjnë fare analizat sepse nuk i përballojnë dot cmimet.
E ndërkohë që Rama paguan 225 mijë dollarë rryshfet për të korruptuar drejtuesit e FBI, për qytetarët shtohet kalvari i gjatë i rropatjeve dyerve të spitaleve pa marrë asnjë shërbim.
Kjo është #shëndetësiafalas që Rama rezervoi për shqiptarët.
@manastirliu.ogerta e cdo person i përfshirë në aferat korruptive të PPP-ve në shëndetësi duhet të ishin sot para drejtësisë.
Sot, cdo qytetar nga jugu në veri duhet të reagojë, të protestojë për të drejtat themeltare kushtetuese.
#zgjohu #reago #protesto #11shkurt