TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mbretëria e Bashkuar mund të ndalojë përdorimin e rrjeteve sociale nga personat nën 16 vjeç, për sigurinë e fëmijëve, të cilët janë shpesh të ekspozuar nga rreziqe dhe materiale të papërshtatshme në këto rrjete.
Ky opsion mbetet i hapur, siç bëri me dije Sekretari i Teknologjisë, Peter Kay, ndërkohë që do të vijojë studimi për të kuptuar impaktin që ka teknologjia te të rinjtë.
Kjo ide e ndalimit të rrjeteve sociale te fëmijët po diskutohet edhe në vende të tjera. Në Australi qeveria po përgatit një legjislacion i cili ndalon përdorimin e rrjeteve sociale te personat nën 16 vjeç.
Shpesh fëmijët bien pre e materialeve të dhunshme, eksplicite, pornografike apo rreziqeve të tjera, siç janë pedofilët apo trafikantët e drogës, të cilët i përdorin platformat e rrjeteve sociale për agjendat e tyre grabitqare.
Një shqetësim i ngjashëm është ngritur edhe në Shqipëri, ku përdorim i rrjeteve sociale nga fëmijët dhe adoleshentët ka dalë jashtë kontrollit, duke i kthyer platformat sociale në toksike, të dhunshme dhe mjaft problematike për të rinjtë, që më pas përfshihen në sherre me pasoja të rënda, bullizëm dhe një sërë fenomenesh të tjera, siç tregoi edhe ngjarje e fundit me vrasjen e 14 vjeçarit në shkollën Fan Noli.
Aplikacionet si Tik Tok, kanë shpesh përmbajtje të dhunshme në gjuhën shqipe, me personazhe që rëndom etiketohen si "influencer", të burgosur që dalin "live" dhe komunikojnë me ndjekësit, të rinj që mburren me aktivitete kriminale, etj.
Kryeministri Rama, ka njoftuar ditën e sotme nisjen e një konsultimi për të kuptuar nëse edhe Shqipëria duhet të bllokojë platformat sociale si Tik Tok dhe Snapchat.