AKTUALITET, 9 Qershor 2026, 20:52

Disa aktivistë i drejtohen KQZ-së: Duam formularin për mbledhjen e firmave për ndryshimin e Kodit Zgjedhor

Disa aktivistë i drejtohen KQZ-së: Duam formularin për mbledhjen

Disa qytetarë, aktivistë të shoqërisë civile kanë dorëzuar sot në KQZ kërkesë, me anë të së cilës kërkojnë formularin për mbledhjen e firmave për propozimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

Letra, e cila mban datën e sotme është vulosur me logon “Veprimi qytetar për demokraci funksionale” mban emrat e 10 aktivistëve të shoqërisë civile.

Në krye të saj është ish-kreu iKQZ-së, Kristaq Kume, ndërkohë që kanë firmosur edhe Andi Tepelena dhe Edlira Çepani.

“Periudha për mbledhjen e firmave të zgjedhësve, mbështetës të kësaj nisme ligjvënëse, do të jetë 3 muaj, nga data e vendimit tuaj për të na pajisur me fletën tip”, thuhet në kërkesë.

Disa aktivistë i drejtohen KQZ-së: Duam formularin për mbledhjen