TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Është shtyrë sërish seanca paraprake për dosjen “Partizani” në Gjykatën e Posaçme.
Seanca e sotme ka zgjatur për 40 minuta ku mësohet se nga mbrojta e Jamarbër Malltezit janë paraqitur disa prova shkresore.
Por raportohet se një nga avokatët ka kërkuar shtyrjen e seancës për shkak të një angazhimi tjetër. Seanca mësohet se do të zhvilohet në datën 14 shkurt.
Në seancën paraprake në Gjykatën e Posaçme më 11 janar, pala mbrojtëse ka kërkuar që SPAK të marrë në pyetje kryeministrin Edi Rama, për të sqaruar rolin e tij në transformimin e pronës që është objekt i hetimit.
U denoncua prapavija politike e këtij procesi. Jamarbër Malltezin e akuzojnë për bashkëpunim me zotin Berisha, për korrupsion i zyrtarëve të lartë kur ai nuk ka qenë asnjëherë zyrtar i lartë dhe nuk është subjekt i kësaj çështjeje. Problemi është që për shkak të mungesës së faktit penal, avokati kërkoi pushimin.
Në alternativë, nëse gjykata nuk bindet, kërkoi kthimin, për t’i vendosur SPAK-ut detyra specifike, siç është thirrja e Edi Ramës në SPAK për t’u pyetur në lidhje me transformimin e asaj prone nga klub sportiv në truall ndërtimi dhe të gjitha veprimet e kryera – të cilat për hir të së vërtetës ndodhen në dosje, por nuk përmenden nga prokurori – me autorësinë e Kryeministrit”, tha Gjokutaj.