AKTUALITET, 14 Shkurt 2025, 11:41

“Partizani”, shtyhet për më 26 shkurt seanca. Avokatët: SPAK të marrë në pyetje Edi Ramën

“Partizani”, shtyhet për më 26 shkurt seanca.

Është shtyrë sërish seanca e shqyrtimit paraprak seanca paraprake për Sali Berishën dhe të pandehurit e tjerë për dosjen "Partizani". Seanca e parashikuar të zhvillohej sot është shtyrë për në datën 26 shkurt ora 9:00.

Në seancën e 5 shkurtit të këtij viti të shqyrtimit paraprak të dosjes "Partizani", e cila zgjati më pak se 1 orë, avokatët e Jamarbër Malltëzit paraqitën disa akte shkresore, duke i ezauruar parashtrimet e tij.

Më pas, me kërkesë të një prej avokatëve për shkak të një angazhimi në një proces tjetër gjyqësor, seanca u ndërpre dhe u shty për sot, më 14 shkurt. Deri më tani, gjykata është njohur me pretendimet e avokatëve të Sali Berishës dhe dhëndrit të tij, Malltezi. 

Në seancën paraprake në Gjykatën e Posaçme më 11 janar, pala mbrojtëse ka kërkuar që SPAK të marrë në pyetje kryeministrin Edi Rama, për të sqaruar rolin e tij në transformimin e pronës që është objekt i hetimit.