AKTUALITET, 27 Nëntor 2024, 11:36

'Partizani'/ GJKKO i heq 'arrestin shtëpiak' Sali Berishës! SPAK: E apelojmë! Avokati: S'ka rrezik për prishje provash!

'Partizani'/ GJKKO i heq 'arrestin shtëpiak' Sali

Prokuroria e Posaçme deklaroi se do të ankimojë vendimin e masës së sigurisë ‘arrest shtëpie’ dhënë nga Flojera Davidhi, bën të ditur gazetarja Keti Banushi.

Sali Berisha ndodhej I arrestuar në shtëpi prej 331 ditësh. Kryetari i PD-së ndodhej në arrest shtëpie prej 30 dhjetorit 2023.  

Vendimi u dha nga gjyqtarja e GJKKO-së Irena Gjoka dy muaj pasi Berisha refuzoi të zbatonte masën e parë të sigurisë që ishte detyrim me paraqitje.

Ndërkohë pavarësisht ankimimeve në gjykatat më të larta, deri sot vendimi i Irena Gjokës për ndryshimin e masës nuk ishte rrëzuar. Ndërsa ky vendim është ankimuar dhe në Gjykatën Kushtetuese dhe në Gjykatën e Strasburgut.

Pas 331 ditëve i 'burgosur' në shtëpi Gjykata e Posaçme ndryshoi sot masën e sigurisë 'arrest shtëpie' për kryetarin e PD-së. Ish kryeministri Berisha është marrë i pandehur nga SPAK për aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani. 

Vendimi u mor nga gjyqtarja Flojera Davidhi e cila pranoi kërkesën e avokatit mbrojtës të Sali Berishës për të ndryshuar masën e sigurisë pasi dosja ka mbërritur në GJKKO dhe nuk ekziston më rreziku për prishjen e provave. Ndërkohë prokurorët e SPAK kërkuan lënien në fuqi të masës së sigurisë dhe mësohet se do të apelojë vendimin.

Gjykata revokoi sot masën e sigurisë. Konstatoi që për të nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret për asnjë masë sigurie. Jemi në kërkimin paraprak. Prokuroria kërkoi të mbetej në arrest shtëpie. Kjo ishte kërkesa jonë që ditën përpara seancës paraprake. Këto kërkese shqyrtohen brenda 5 ditëve. Kjo kërkesë është bërë këtu. Mbas vendimit të kushtetueses. Prej sot është i lirë e pa asnjë masë sigurie. Mos u mërzisni që Sali Berisha u lirua' u tha gazetarëve avokati Genc Gjokutaj.

Berisha ndodhej në 'arrest shtëpiak' prej 30 dhjetorit 2023 pasi refuzoi të zbatonte vendimin e parë të GJKKO-së për masën e sigurisë 'detyrim me paraqitje' në kuadër të hetimeve për dosjen 'Partizani" 

Ndërkohë më 16 dhjetori GJKKO do të vendosë nëse do të kalojë për gjykim dosjen aferës së privatizimit të ish kompleksit Partizani që u pasua me ndërtimin e 19 kullave, ku përfitues është dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.

Sali Berisha është marrë i pandehur për akuzën korrupsion pasiv pasi akuzohet se ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për t’i përshtatur sipas nevojave të pesë familjeve pronare në kompleksin sportiv Partizani, ku përfitues ishte edhe dhëndrri i tij. Të pandehur Me Sali Berishën janë dhëndri dhe 3 të pandehurit e tjerë të dosjes 'Partizani'.

'Partizani'/ GJKKO i heq 'arrestin shtëpiak' Sali