TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte në SPAK në zbatim të masës të detyrimit të paraqitjes.
Në dalje ai u pyet nga gazetarët në lidhje me përballjen e mundshme me kryeministrin Rama në GJKKO, pasi ky i fundit është thirrur si dëshmitar në dosjen “Partizani”, ku lideri opozitar është i pandehur.
Berisha deklaroi se ajo do të jetë përballja e shekullit, ndërsa tha se “paraqitja në gjykatë si dëshmitar është i detyrueshëm”.
Berisha e sfidoi kryeministrin duke i thënë se “nëse nuk ia mban të përballet në gjykatë të zgjedhë një studio televizive”, ku të mund të ballafaqohen.
“A do ballafaqohet ai me mua? Nuk ka ku të shkojë. Paraqitja në gjykatë si dëshmitar është i detyrueshëm. Shih kodin. Ai do përpiqet, që tani ka krijuar një këshill si ta kapërcejë këtë, por nuk e kapërcen dot. Por ajo do jetë përballja e shekullit.
Do t'i tregoj shqiptarëve të gjithë korrupsionin e Edi Ramës dhe çfarë qenie të lige përfaqëson ky njeri. I them bëhu burrë dhe hajde në gjykatë, ose nëse nuk ta mban zgjidh një studio televizive jam gati në debat, dhe atëherë të konsideroj tërheqjen e kërkesës për dëshmitar, përndryshe jo, do vijë dëshmitar në sallën e gjyqit, vjen si delikuent, vjen si i dënuar”, tha Berisha.