AKTUALITET, 15 Prill 2024, 22:33

Partitë e reja, Pano Soko: Nuk kemi asnjë zgjidhje tjetër përveç bashkimit!

Partitë e reja, Pano Soko: Nuk kemi asnjë zgjidhje tjetër

Pano Soko, përfaqësues i "Nisma Thurje", ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku u diskutua për partitë e reja dhe mundësinë që ato të bashkohen në një koalicion, pavarësisht diferencave ideologjike.  

Soko tha se nuk ka asnjë zgjidhje tjetër përveç bashkimit. 

"Nuk kemi asnjë zgjidhje tjetër përveçse bashkimit. Nuk ka shqiptar që nëse i thuaj që Qori, Lapaj dhe Soko, po bëjnë një ekip, a është më i mirë për të qeverisur se i Edi Ramës? Nuk ka shqiptar që nuk e beson këtë gjë.

Shqiptarët e dinë që ne jemi profesionistë, shumë më profesionistë se ata që ka sot Edi Rama. Ne duhet të kemi pjekurinë e mjaftueshme për të qenë njerëzit që drejtojnë vendin, kur superojmë veten dhe kërkojmë diçka që është më e madhe se Shqipëria.

Populli pret, a janë këta çuna mjaftueshëm të pjekur për të marrë drejtimin e vendit?

Këtë mund ta tregojmë duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin", tha Soko.