AKTUALITET, 13 Shkurt 2023, 18:53

“Parlamenti u dominua nga fantazma”- Berisha mbyll protestën: Kuvendi nuk do të trajtojë çështje tjetër, derisa të japë llogari për McGonigalin

“Parlamenti u dominua nga fantazma”- Berisha mbyll protestën:

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbyllur protestën para Kuvendit. Ai u shpreh se do të takohen sërish para parlamentit.

Ai shtoi se parlamenti nuk do të trajtojë asnjë çështje tjetër derisa t’i japë përgjigje skandalit të McGonigalit.

“Ne po mbrojmë një kauzë të drejtë. Sot parlamentin shqiptar ju e patë vetë u dominua nga fantazma e jashtëzakonshme për ne, për demokratët shqiptarë kudo ku ndodhen. Ne po mbrojmë një kauzë të drejtë. Sot parlamenti shqiptar, ju e patë vetë, u dominua totalisht nga fantazma e McGonigalit të Edi Ramës.

Ajo që Rama kishte planifikuar në mënyrën që të shpëtonte vetë dhe disa deputete ishin ndjerë të lënduara pse unë kisha thënë ditën e premte se ai ka bërë origjira me zyrtarë. Po unë çfarë u thashë?! Unë u thashë se ato janë një realitet dhe sigurisht hetimit do i jepen. Por ato janë terciare. Kryesore është lidhja e dy tradhtarëve, McGonigal tradhtari kombit amerikan dhe Edi Rama tradhtar i kombit shqiptar.

Ne themi përsëri çështja numër një e parlamentit është që ky parlament ose do u japë zgjidhje këtyre probleme ose nuk do të trajtojë çështje tjetër. Prania juaj këtu i detyroi të largohen nga parlamenti. Por herën tjetër duhet t’u marrin leje ju për t’u larguar nga parlamenti. Më mirë zbatoni rregullat dhe ligjet. Janë 750 mijë zgjedhës. Rroftë revolucioni dhe rrofshi ju”, tha Berisha.