AKTUALITET, 15 Shkurt 2023, 11:49

Parlamenti thërret sërish seancë nesër, në rendin e ditës edhe shkarkimi i Lindita Nikollës

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka thirrur seancë plenare të enjten e 16 shkurtit, e dyta brenda javës, pas dështimit të asaj të hënën, ku pati tensione dhe kaos.

Njësoj si dhe më 13 shkurt, opozita ka njoftuar dhe për të enjten protestë para Parlamentit.

Ndërkohë që nuk dihet nëse do të jetë i pranishëm edhe nesër kryeministri Edi Rama në Kuvend, në rendin e ditës një nga pikat që është parashikuar është të votohet edhe kërkesa e PD për shkarkimin e kryeparlamentares Lindita Nikolla.

Opozita kërkon që të paraqitet në kuvend kryeministri Edi Rama dhe të japë shpjegime për lidhjet e tij me ish-zyrtarin e arrestuar të FBI, Charles McGonigal.

Parlamenti thërret sërish seancë nesër, në rendin e

Parlamenti thërret sërish seancë nesër, në rendin e