AKTUALITET, 13 Shkurt 2023, 17:19

Parlamenti injoron protestën, ikën energjia elektrike në sallën plenare, deputetët ndezin dritat e telefonave

Parlamenti injoron protestën, ikën energjia elektrike në
Salla plenare pa drita

Pavarësisht protestës që po zhvillohet jashtë Parlamentit, ka nisur normalisht seanca plenare. Në fillim të seancës është mbajtur një minutë heshtje në nderim të viktimave të tërmeteve në Siri dhe Turqi.

Por pas disa minutash është ndërprerë energjia elektrike në Parlament dhe deputetët ndezën dritat e telefonave. Kryeparlamentarja ka ndërprerë 5 minuta seancën, deri në rikthimin e energjisë elektrike.

Deputetët janë ndezur dritat e telefonave. Në pjesën e brendshme të hollit, në korridor ka energji elektrike. Energjia mungon vetëm në sallën e seancës plenare. Seanca është ndërprerë deri në rikthimin e energjisë.