TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Prej ditës së djeshme Parku Kombëtar i Llogorasë, i ndodhur 40 km në juglindje të Vlorës, është mbuluar nga reshjet e borës.
Ndërkohë, pavarësisht problematikave të raportuara dje me bllokimin e një pjese të rrugës, ditën e sotme aksi është plotësisht i kalueshëm.
Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se rruga për në Parkun e Llogarasë është plotësisht e hapur për të gjithë ata që do të udhëtojnë drejt këtij destinacioni, gjatë fundjavës.
Por, sipas tij, “përdorimi i zinxhirëve është i detyrueshëm”.
Qytetarë të shumtë kanë zgjedhur Parkun Kombëtar të Llogarasë, i cili është veshur nga bora e parë duke ofruar pamje mahnitëse.
Llogaraja vazhdon të mbetet një nga destinacionet më të preferuara jo vetëm gjatë stinës së verës, por edhe në dimër.