AKTUALITET, 11 Prill 2024, 17:11

Parkinsoni prek më shumë burrat/ Mjekët japin alarmin: Mund të sëmuren edhe moshat e reja

Parkinsoni prek më shumë burrat/ Mjekët japin alarmin: Mund

Me plakjen e popullsisë po shtohen dhe sëmundjet neurodegjenerative. Parkinsoni është një prej tyre. Vjen për  shkak të humbjes së neuroneve  në disa zona të trurit  ku prodhohet dopamina  mungesa e të cilës çon në çrregullime të lëvizjes, por jo vetëm. Kryesisht prek moshat mbi 50 vjeç, por  pacientë me parkinson ka dhe në moshë më të re. “Është një formë parkinsoni, quhet juvenil, ke të shkruar në ADN  tënde sëmundjen e parkinsonit, është një kategori e vogël  pacientësh. Simptomatika  shfaqet herët 35-40 vjeç,  moshë shumë e re për sëmundjet neurodegjenerative, pasi si grupmoshë është  mbi 50  vjeç”, tha neurologia Entela Basha.

Gjenet janë shkaku kryesor por jo i vetëm. Neurologia  Basha rendit dhe faktorët mjedisor thotë se prek më tepër burrat se gratë në një raport 1.4 me 1  dhe tregon shenjat  fillestare. Në mungesë të një trajtimi  që të shërojë plotësisht sëmundjen në ditën botërore të ndërgjegjësimit për parkinsonin në fokus vihet menaxhimi sa më i mirë i shenjave me  terapi individuale  dhe  ndryshim të stilit të jetesës  përmes një ushqyerje të shëndetshme dhe aktivitetit fizik.

“Nuk humbet jetën nga sëmundja e parkinsonit,  në stade të avancuara vdekshmëria vjen nga sëmundje që mbivendosen, infarkt kardiak psh, por  kryesisht këta persona  humbasin jetën nga pneumonitë.”, shtoi ajo. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë Parkinsoni mund të prekë më shumë se 12 milion njerëz deri në vitin 2040.