AKTUALITET, 5 Dhjetor 2024, 10:50

"Parfumi"/ Braçe, ironi me Zhupën: Priti thonjtë se është shfaqje e huaj. Dukesh si ruse, por nuk je e tillë!

"Parfumi"/ Braçe, ironi me Zhupën: Priti thonjtë se

Deputetja demokrate Ina Zhupa ka shprehur shqetësimin se Policia ka gënjyer me deklaratën e saj për vrasjen e Martin Canit dhe se po pengohen mediat që të publikojnë dëshmitë e prindërve.

“Qeveria po ndalon mediat që nuk çojnë ujë tek ajo” – tha Zhupa.

Ka qenë Erion Braçe që ka replikuar me të, duke u shprehur se mediat nuk janë rubinet. Ai ironizoi edhe pretendimet e Sali Berishës së në Kuvend vjen era parfum.

“Unë di që uji mbahet nëpër kanale dhe tuba. Kryetarja e Komisionit të Medias dhe Edukimit i sheh mediat si rubinet.

Së pari mos u lyej me parfum dhe ik prit thonjtë se është shfaqje e huaj Ti nuk di të lexosh këtë unë e di, ti dukesh si ruse por nuk je ruse” – tha Braçe në Kuvend sot.

"Parfumi"/ Braçe, ironi me Zhupën: Priti thonjtë se